17:39 / 12.01.2021
Futbollisti i Napolit përsëri pozitiv me koronavirus
Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është përsëri pozitiv me koronavirus.
Nigeriani 22-vjeçar, i cili pas rikuperimit nga dëmtimi tek kyçi i dorës që mori në ndeshjet e kombëtares së tij, u infektua ditë më parë nga COVID-19, transmeton Panorama.
Lajmin e pozitivitetit të tij përsëri, e ka konfirmuar vetë klubi napoletan ku shkruan:
“Tamponi i kryer të futbollistit, Victor Osimhen ka dhënë rezultat pozitiv përsëri me COVID-19. Lojtari do t’i nënshtrohet përsëri testit gjatë javës.”, përfundoi komunikatën klubi nga Kampanja.























