21:52 / 12.01.2021
Zyberaj: AKR-ja do t’i ketë 10 kandidatë në listën e LDK-së
Këshilltari i Behgjet Pacollit, kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka konfirmuar prezencën e AKR-së në listën zgjedhore të LDK-së.
“Ka pasur një marrëveshje mes dy subjekteve, por që forma e kësaj marrëveshje nuk do të thotë shkrirje në LDK. Marrëveshja në parim është arritur mes kreut të AKR-së, Pacolli dhe liderit të LDK-së, Mustafa”, ka thënë Zyberaj.
Sipas tij, AKR-ja në listën zgjedhore të LDK-së do kandidojë me rreth 10 kandidatë.
“Por, për gjithçka zyrtare duhet të pritet për prezantimin e plotë të marrëveshjës së arritur”, tha Zyberaj.
Ai tha se beson se do të jetë pjesë e kësaj liste si kandidatë për deputet, por që ky vendim do të vuloset në kryesinë e AKR-së. /RTKLive/























