Topalli s`realizon, Yeni Malatyaspor eliminohet nga Kupa e Turqisë
BKT
Sport

Topalli s`realizon, Yeni Malatyaspor eliminohet nga Kupa e Turqisë

Yeni Malatyaspori është eliminuar nga Kupa e Turqisë, pasi është mposhtur nga Galatasaray, vetëm pas ekzekutimit të penalltive (6-8), pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalli, ishte figura tragjike e Yeni Malatyasporit, pasi humbi penalltinë e fundit për ti dhënë fitoren skuadrës mysafire.

Jetmir Topalli u inkuadrua në minutën e 99’ të ndeshjes dhe humbi 11-të metërshin, transmeton inFokus.

Pas ekzekutimit të penalltive, Galatasaray fitoi me rezultat 8-6 dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Turqisë.