15:52 / 13.01.2021
“Rimëkëmbje” – Ky është slogani i PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit
Partia Demokratike e Kosovës e ka publikuar sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me anë të një konference për media, kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj duke shpalosur pesë shtyllat e programit të PDK-së, ka theksuar se slogan i partisë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, shkruan lajmi.net.
“Së pari prioritet do të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendit pas pandemisë”, ka thënë Hoxhaj.
“Përballja e menjëhershme me shëndetin e njërzve për shkak të pandemisë”.
“Së treti, zbatimi dhe promovimi i sundimit të ligjit”.
“Ndërtimi i një sistemi modern arsimor, ku në vitin 2020 e kemi një gjeneratë të humbur të atyre në shkolla fillore, mesme dhe universitete”.
“Politika e Jashtme dhe renditja e Kosovës si shtet në hartën e shteteve të pavarura dhe sovrane”.























