08:27 / 14.01.2021
Sot diskutohet për gjendjen pas vërshimeve
Asociacioni i Komunave të Kosovës organizon sit një takim të kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, me kryetarët e komunave për të diskutuar gjendjen pas vërshimeve nga reshjet e fundit në komunat e Kosovës, dëmet e shkaktuara, vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre.
Nga vërshimet e fundit disa rajone në vend kanë pësuar dëme të mëdha.
Vërshimet dëme kanë shkaktuar në Fushë Kosovë, Malishevë, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Vushtrri etj.























