Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët.

Në këtë konferencë Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët.

"Ne do të garojmë bashkë që do të fitojmë bashkë, për shkak se janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, Llap, Besianë në Kosovë nuk ka më zgjedhje sepse ka referendum, edhe me 14  shkurt nuk është më situate e vjetër”, ka thënë Kurti.

“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues për të arritur fitore, por lista dorëzohet më 16 janar. Marrëveshja është në mes LVV dhe listës që udhëheqë unë”, ka thënë nga ana e saj Osmani.


MË SHUME NGA Aktuale