
15:00 / 14.01.2021
Zyrtare: S’ndalet Golden Eagle Ylli, transferon Gëzim Morinën
Klubi basketbollistik, Golden Eagle Ylli është duke vazhduar të nënshkruajë me top basketbollistët.
Ylli është një ndër kandidatët kryesorë për titullin dhe këtë e ka dëshmuar me transferimet e fundit.
Transferimi më i fundit është basketbollisti që përfaqëson Kosovën, Gëzim Morina.
Njoftimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:
“Gezim Morina i bashkohet ekipit tonë.
Mirsevjen në qytetin e basketbollit”, shkroi klubi në Facebook.