Katër klube të interesuara për Torreiran

Katër klube të interesuara për Torreiran

Katër skuadra dëshirojnë që të transferojnë mesfushorin e Arsenal Lucas Torreira, raporton AS.

Torino, Fiorentina, Lazio dhe Valencia janë skuadrat që e dëshirojnë me ngulm mesfushorin nga Uruguai këtë muaj, ku kontrata aktuale me Atleticon e cila është në formë huazimi, pritet të shkëputet nga krerët e klubit madrilen.

Torreira nuk e ka gjetur veten në Spanjë, ku edhe ka pasur shumë pak minuta lojë në “Wanda Metropolitano”, dhe Arsenal mund ta dërgojë te një klub tjetër deri në fund të edicionit 2020/21.