Drenica reagon pas rastit të FFK-së me Ejupin, kërkon ulje tensionesh
Nga të gjitha palët e përfshira ne debate të mbizotërojë gjuha e argumenteve, në menyrë që t’i jepet hapësira e duhur zhvillimit të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti, ka vlerësuar KF Drenica.
Ky reagim i klubit nga Skënderaj ka ardhur pas zhvillimeve që lidhen me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me Remzi Ejupin, president i Prishtinës, çka ky i fundit u suspendua për një vit.
Reagimi i plotë:
Skenderaj – 14 Janar 2021
Kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira ne debate, që të mbizotëroj gjuha e argumenteve, në menyrë që t’i jepet hapësira e duhur zhvillimit të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Konsiderojmë se në këtë kohë, nëpër të cilën po kalojmë duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe në marrjen e vendimeve dhe përdorimin e gjuhës denigruese, në mes të klubeve dhe shtepisë së futbollit.
I vetmi prioritet i yni është dhe duhet të jetë, ngritja dhe zhvillimi në nivelin më të lartë të futbollit, si qellim i të gjithë sportdashësve. Ne jemi për lirinë e shprehjës dhe fjalës së lirë si element themelor i lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilën askush nuk do të duhej të ndeshkohet as zotëri Ejupi, si donator më i vjetër i futbollit Kosovar, por në të njejtën kohë jemi për respektimin e shtëpisë se futbollit si institucion që na përfaqëson në institucionet ndërkombëtare të futbollit.
Federata e futbollit, zotëri Ejupi dhe klubet e futbollit, kanë nevojë për bashkëpunim, bashkërendim dhe respektim të ndërsjellë.
Andaj kërkojmë nga të gjitha palët për një zgjidhje të drejt dhe në përputhje me rregullorët dhe rregullat e lejuara në shtepinë e futbollit.
Me respekt dhe deshirën e një zgjidhje sa më të mirë.
z. Ilir Veliqi
President i KF Drenica























