22:35 / 14.01.2021
Te Milan po e monitorojnë Gjimshitin
Drejtuesit e Milanit vijojnë të monitorojnë situatën e Berat Gjimshitit.
Milani është gati të plotësojë kërkesën e Atalantës për 15 milionë euro, transmeton Panorama. 27- vjeçari po përjeton një tjetër sezon me nivel të lartë e ka mundësi të luajë ende në Champions, por joshja e “Djallit” është e fortë e mund të jetë vendimtare në ditët e fundit të merkatos, sidomos nëse drejtori Maldini nuk arrin të sigurojë një përforcim në prapavijë, pasi siç dihet Leo Duarte është huazuar dhe Mateo Muzakio mund të largohet gjithashtu gjatë janarit.























