Talenti i Kosovës firmos për klubin e njohur turk
BKT
Sport

Talenti i Kosovës firmos për klubin e njohur turk

Talenti i Kosovës, Veton Tusha ka bërë hapin e madh në karrierë e tij.

Tusha që është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur turk, Denizlispor. Këtë e ka konfirmuar klubi i Superligës turke.

"Kemi nënshkruar kontratë profesionale me 18-vjeçarin sulmues Veton Tusha, që është pjesë e stërvitjes me ekipin A që nga fillimi i sezonit", shkruhej në komunikatë, transmeton Gazeta-Topi.

Kontrata e nënshkruar është trevjeçare e gjysmë. Me këtë transferim, Tusha bëhet një tjetër lojtar i Kosovës që i bashkohet Superligës turke.