​18 subjekte politike aplikuan për zgjedhje deri në orën 17:00
BKT
Lajme

​18 subjekte politike aplikuan për zgjedhje deri në orën 17:00

Subjekteve politike u ka mbetur vetëm edhe pak minuta që të bëjnë aplikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se janë duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Deri në orën 17:00 kemi pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme