18:22 / 16.01.2021
PDK dorëzoi listën e kandidatëve për deputetë
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë aplikuar në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.
Pas dorëzimit, ata thanë se do ta njoftojnë opinionin nëpërmjet një komunikate.























