IKD: Nga 110 kandidatët e VV-së,11 janë me aktakuza dhe 2 me dënime

IKD: Nga 110 kandidatët e VV-së,11 janë me aktakuza dhe 2 me dënime

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë̈ në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Sipas IKD-së, gjetjet e hulumtimit tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje nga 110 kandidatë për deputetë, janë 11 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

“IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin. IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende. Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidatë që gjendet në listat zgjedhore. IKD do të publikojë të dhënat e te gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë”, thuhet në komunikatën e IKD-së, ku janë dhënë edhe detaje për 11 kandidatë me aktakuza.