Andin Hoti tregon pse nuk është në listën e PDK-së

Andin Hoti tregon pse nuk është në listën e PDK-së

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka sqaruar arsyen se përse nuk figuronte në listën e kandidatëve të PDK’së për deputet.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti, ka thënë se ishte kërkesa e tij që të mos jetë i përfshirë në garën për deputet as në këtë legjislaturë.

Postimi i plotë

“M’paskan lënë jashtë” n’këtë ftoftë!
Ju përgëzoj për ‘kreativitetin’ e titujve të mediave.
Të dashur miq,
Shumë të respektuar bashkëkombas,
Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, dhe i falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste.
Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature.
Natyrshëm që do t’jem në shërbim të atdheut dhe popullit tim, për aq sa marrë frym, në çdo formë që mundem.