Ka gati pesë vite nga fitorja e fundit e Interit ndaj Juventusit
BKT
Sport

Ka gati pesë vite nga fitorja e fundit e Interit ndaj Juventusit

Statistikë interesante është ajo që Interi nuk ka shënuar fitore ndaj Juventusit prej shtatorit të vitit 2016.

Atëbotë, Interi triumfoi 2:1 ndaj Juventusit, ndërsa trajner i “Nerazzurëve” ishte Frank De Boer.

Në shtatë përballjet e fundit në Serie A, Juventusi ka regjistruar katër fitore dhe tri barazime, ndërsa Interi nuk e ka shijuar më fitoren. 

Sonte me fillim nga ora 20:45, në program do të jetë derbi i madh në Serie A. Interi e pret Juventusin në “Giuseppe Meazza”.