Silva rrezikon të dënohet nga Federata për veprimin e tij
BKT
Sport

Silva rrezikon të dënohet nga Federata për veprimin e tij

Mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva mbrëmë bëri një gjest të madh, pasi ia dhuroi fanellën e tij një djali që po punonte në stadiumin “Craven Cottage”.

Pavarësisht veprimit të mirë që bëri braziliani, ai mund të dënohet nga Federata angleze, transmeton IndeksOnline.

Sipas rregullave strikte të Premierligës, lojtarët nuk duhet të shkëmbejnë fanellat e as ti dhurojnë ato.

Mbetet te shihet se si do të vendoset në lidhje me Silvan.