Torino shkarkon Giampaolon
BKT
Sport

Torino shkarkon Giampaolon

Barazimi pa gola ndaj Spezias pasditen e djeshme ka rezultuar fatal për trajnerin Marco Giampaolo, i cili është shkarkuar nga stoli i Torinos, ndërsa pas thuajse 18 javësh në krye, kohë në të cilën regjistroi rezultate shumë negative.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat sigurojnë se presidenti Urbano Cairo ka vendosur të shkarkojë Giampaolon dhe se pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit torinez, transmeton Super Sport.

Skuadra “granata’ luajti për thuajse gjithë ndeshjen me një lojtar më tepër ndaj Spezias, por sërish nuk ia doli të fitojë, ndërsa pas 18 javësh pozicionohet në vendin e 18 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Marco Giampaolo mori drejtimin e Torinos në verë dhe nënshkroi për dy sezone, por gjatë 18 javëve regjistroi vetëm dy fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, ndërsa në mesjavë e eliminua edhe nga Kupa e Italisë.

Sa i përket pasuesit të tij, në listën e presidentit Urbano Cairo ka disa emra, por favorit duket ish trajneri i Genoas, Davide Nicola, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe skuadra si Udinese, Bari e Livorno.