AKR-ja thotë se bashkëpunimi me LDK-në do të vazhdojë

AKR-ja thotë se bashkëpunimi me LDK-në do të vazhdojë

Aleancës Kosova e Re (AKR) e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke mohuar përçarjet me LDK-në, me të cilën do të garojë bashkë në këto zgjedhje.

Jetlir Zyberaj nga kjo parti, i cili është edhe kandidat për deputet, ka thënë se në këtë mbledhje të Kryesisë së AKR-së është diskutuar për idetë brenda kësaj partie rreth organizimit të zgjedhjeve.

“Nga ajo që po shihet është një mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturës dhe një vullnet i madh që të punohet me përkushtim qe rezultati i këtyre zgjedhjeve bashkë me LDK-në të jetë i suksesshëm. Personalisht jam optimist që do dalim mirë në këto zgjedhje, synimi jonë dhe i LDK-së është që të dalim sa më mirë në këto zgjedhje”, ka thënë Zyberaj.

I pyetur për mundësinë e përçarjes dhe asaj që është përfolur se ka mosmarrëveshje në mes të këtyre dy partive, Zyberaj ka thënë se nuk e ekziston diçka e tillë.

“Nuk janë të vërteta ajo së çfarë është përfolur në medie, përkundrazi ne kemi një komunikim të mirë në mes të dy partive edhe më parë dhe tash”, ka thënë Zyberaj. /EO/


MË SHUME NGA Aktuale