Mustafi pas largimit të Ozilit: Nuk i ndihmuam kur ai kishte nevojë për ne
BKT
Sport

Mustafi pas largimit të Ozilit: Nuk i ndihmuam kur ai kishte nevojë për ne

Shkodran Mustafi është deklaruar rreth largimit të Mesut Ozilit në drejtim të Fenerbahces.

Mesfushori turko-gjerman u largua nga Arsenali, pasi nuk kishte asnjë minutë loje që nga fillimi i vitit të kaluar.

Kështu, Ozil arriti marrëveshje me Fenerbahcen, e Mustafi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Vëlla, ti ke qenë lojtari më jo egoist brenda dhe jashtë fushës, me të cilin kam ndarë dhomën e zhveshjes”.

“Ju do të mbaheni mend gjithmonë si #AssistKing”.

p1esaui84me1t1c1thf11u73167eh.jpg

“Fatkeqësisht ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje t’ju ndihmojmë kur ju kishit më shumë nevojë për ne. Gjitha të mirat”, ka shkruar Mustafi.

Ky postim i mbrojtësit shqiptar ka acaruar paksa tifozët e Arsenalit që e kanë kërcënuar edhe atë me largim nga klubi. /Telegrafi/

.