Covid-19 prek legjendën e Real Madrid, izolohet menjëherë
BKT
Sport

Covid-19 prek legjendën e Real Madrid, izolohet menjëherë

Një lajm aspak i mirë vjen në shtëpinë e Real Madrid. Një nga legjendat e klubit, Raul Gonzalez është infektuar e koronavirus.

Së fundmi mësohet se ai ka kryer testin dhe ka rezultuar pozitiv. Fatmirësisht ai nuk ka shqetësime të theksuara fizike dhe në raportimin e AS bëhet me dije se për momentin legjenda e Los Blancos është asimptomatik.

Me të marrë vesh lajmin e infektimit ai është izoluar në shtëpinë e tij dhe do të vijojë të kurohet aty, përderisa gjendja e tij shëndetësore është normale.