Kosovari Zeka transferohet te Austria Wien
BKT
Sport

Kosovari Zeka transferohet te Austria Wien

Agim Zeka është lojtari i ri i Austria Wien.

Për transferimin e Zekës në klubin austriak, ka folur drejtori sportiv, Peter Stoger. “Ne  kemi sjell një të ri, një ish-lojtar të ekipit shqiptar U21. Ai na forcon, pasi kohët e fundit kemi humbur shumë lojtarë nga lëndimi”.

Zeka u largua nga Belgjika, ku kaloi një gjysmë sezoni te skuadra e Mouscron. 

Ai po ashtu luajti edhe për ekipin B të skuadrës franceze Lille B.

Sulmuesi ka luajtur edhe për ekipin e Prishtinës gjatë vitit 2015-16, para se të transferohej në klubin shqiptar, KF Skënderbeu.