Tri “finale” për Frank Lampard, Chelsea ka gati dy alternativa për stolin

Tri “finale” për Frank Lampard, Chelsea ka gati dy alternativa për stolin

Frank Lampard nuk po kalon një moment të mirë në stolin e Chelsea dhe humbja e mbrëmjes së kaluar në fushën e Leicester City ka rikthyer zërat e shkarkimit të trajnerit anglez.

Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar besimin te Lampard, por me një kusht. “Blutë e Londrës” duhet të reagojnë dhe tri takimet e radhës (Luton, Wolves dhe Burnley) duhen fituar me çdo kusht.

SkySports UK raporton se dy janë opsionet për të zëvendësuar 42-vjeçarin në stolin e ekipit londinez: Max Allegri dhe Thomas Tuchel.