11:49 / 21.01.2021
716 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 716 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.
Gjithashtu, Policia ka shqiptuar edhe 1188 tiketa trafiku.
Ndërkohë, sa i përket aksidenteve, sipas raportit, ka ndodhur një aksident me fatalitet, 7 me lëndime dhe 31 me dëme materiale.























