Hoti: Kosova identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës
BKT
Lajme

Hoti: Kosova identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në nder të 15- vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova , tha se Kosova sot identifikohet me emrin e presidentit të ndjerë.

“Sot Kosova identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës i cili bëri epokë duke u bërë vet simbol i kësaj epoke”, deklaroi tutje Hoti.

Tutje, kryeministri në detyrë Hoti tha se populli i Kosovës me Rugovën ka një lidhje të fortë, pasi ai i qëndroi parimeve të tij.

“Ishte realist me vizion të jashtëzakonshëm”, tha më tej Hoti.


MË SHUME NGA Lajme