Limaj në Prizren: Këto zgjedhje jetike për të ardhmen e vendit
BKT
Lajme

Limaj në Prizren: Këto zgjedhje jetike për të ardhmen e vendit

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar lagjën Arbanë në Prizren nga ku tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për definimin e të ardhmës së vendit.

Ai u shpreh i lumtur me mikpritjen e prizrenasve, dhe rreshtimin e tyre përkrahë Nismës socialdemokrate, transmeton Ballkani.info.

“Ne duam një Kosovë me vlerat e saj të forta kombëtare, por, në asnjë moment ne nuk do të lejojmë t’i rrezikohen themelet e saj të shtetndërtimit përmes propagandes së vazhdueshme nga një grup i caktuar njerëzish që duan t’ia humbin krenarinë e lavdinë atdheut tonë”, tha ndër tjerash Limaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për te ardhmen e vendit, për vlerat tona kombëtare, për jetësimin e amanetit të shumë brezave, për ta dashur e ruajtur atdheun.

Për t’i përballuar sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi kërkohet pjekuri, maturi e menquri dhe të gjitha këto virtyte të mira, ne i kemi të njerëzit atdhedashës të Prizrenit, ku disa prej tyre, ne sonte i takuam në lagjen Arbanë dhe i falënderuam për mbështetjen e madhe dhe rreshtimin e tyre krah Nismës dhe projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Ne duam një Kosovë me vlerat e saj të forta kombëtare, por, në asnjë moment ne nuk do të lejojmë t’i rrezikohen themelet e saj të shtetndërtimit përmes propagandes së vazhdueshme nga një grup i caktuar njerëzish që duan t’ia humbin krenarinë e lavdinë atdheut tonë.


MË SHUME NGA Lajme