Dy penallti të humbura dhe 2 gola në shtesë, kualifikohet Barcelona
BKT
Sport

Dy penallti të humbura dhe 2 gola në shtesë, kualifikohet Barcelona

Barcelona nuk ka përsëritur gabimin e rivalëve të Realit të Madridit në Kupën e Mbretit, teksa katalanasit janë kualifikuar ditën e sotme në fazën e 1/16-ve, duke eliminuar Cornella, që militon në Ligën e Dytë.

Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa katalanasit shënuan dy gola në 30 minutat shtesë, për të marrë kualifikimin, falë golave të Dembele në minutën e 92 dhe Brethueit në minutën e 120.

Kujtojmë se Barcelona humbi 2 penallti gjatë kohës së rregullt, fillimisht me Pjaniç në minutën e 39’ dhe më pas me Dembele në minutën e 80’.