Komisioni përgjigjje negativei Barcelonës për kartonin e kuq të Messit
BKT
Sport

Komisioni përgjigjje negativei Barcelonës për kartonin e kuq të Messit

Në ndeshjen e Super Kupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao, ylli i skuadrës blaugrane, Lionel Messi, u ndëshkua me karton të kuq.

Athletic Bilbao arriti që ta mposhtë klubin e Barcelonës me rezultat 3-2 pas vazhdimeve dhe kësisoj ta fitojë këtë trofe, transmeton "lajmi.net".

Messi në anën tjetër, pas kartonit të kuq është dënuar edhe me dy ndeshje mos-lojë, përcjell lajmi.net.

Kështu, pas këtij vendimi klubi Barcelonës ka apeluar në komision mbi këtë çështje, dhe gjatë ditës së sotme kanë marrë përgjigje negative.

Komiteti ka hedhur poshtë thirrjen e Barçës për sanksionimin e Messit. Ndalimi i tij për 2 ndeshje qëndron ende dhe ai është jashtë për ndeshjen e së dielës kundër Elche.

Messi do të rikthehet pikërisht në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, e cila do të zhvillohet më 31 janar në kuadër të La Ligas.