Shërbimi Korrektues: Nga 25 janar fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit

Shërbimi Korrektues: Nga 25 janar fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga data, 25 janar 2021, do të fillojë lejimi i vikendeve për të dënuarit.

Sipas SHKK, si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit të cilët i plotësojnë kushtet, njofton Klan Kosova.

“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve”.

“Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”.