Si t’i trajtoni flokët e djegur? Ky vaj bën mrekulli

Si t’i trajtoni flokët e djegur? Ky vaj bën mrekulli

Flokët janë gjysma e bukurisë për një grua por në fakt kërkojnë një kujdes të veçantë. Ka shumë produkte në treg që i bëjnë flokët më të butë, voluminozë dhe të disiplinuar, por në të vërtetë përbërësit nuk janë dhe aq të shëndetshëm. Përdorimi i produkteve stiluese ndikojnë gjithashtu në shëndetin e tyre.

Por krahas produkteve të shtrenjta, ekzistojnë dhe metoda natyrale që i bëjnë flokët të duken më të hidratuar por gjithashtu i mbrojnë nga djegia. Produkti natyror që mund të zëvendësojë në mënyrë të përsosur kristalinën në treg është vaji i kokosit i fraksionuar, një nga vajrat bimorë që absorbohet në mënyrë të përsosur si në flokë ashtu edhe në lëkurë.

I pasur me veti të dobishme, ushqyese dhe hidratuese, ky vaj mund të gjendet lehtësisht në treg. Mund të aplikohet në flokë të lagur dhe pak të tharë me peshqir pas larjes me shampo. Aplikoni disa pika në duar duke e shpërndarë në të gjithë gjatësinë e flokut.