Limaj thotë se fryma në mbrojtje të vlerave po rritet çdo ditë e më shumë

Limaj thotë se fryma në mbrojtje të vlerave po rritet çdo ditë e më shumë

​​​​​​​Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me disa bashkëluftëtarë e të rinj në qytetin e Ferizajt.

Limaj thotë se ka parë nga afër që fryma në mbrojtje të vlerave kombëtare është duke u rritur çdo ditë e më shumë.

"Përballë kësaj situate aspak të lehtë për vendin, detyrë e jona është ta ngrisim zërin, të bashkohemi dhe të angazhohemi fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse duke u rreshtuar krah nesh, ju qytetarë të dashur po rreshtoheni krah një zëri edhe më të fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të kombit tonë", ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Sonte në takimin që zhvillova me disa bashkëluftëtarë e të rinj në qytetin e Ferizajt, pash nga afër që fryma jonë në mbrojtje të vlerave kombëtare është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Nuk e kisha menduar asnjëherë që në Kosovën tonë, ku ende ka plagë të pashëruara, ka grup njerëzish që dëshirojnë ta anashkalojnë e harrojnë të kaluarën, lavdinë, e kontributin e një populli të tërë që ka dhënë çdo gjë për lirinë e fituar fal kontributit të shumë brezave. Përballë kësaj situate aspak të lehtë për vendin, detyrë e jona është ta ngrisim zërin, të bashkohemi dhe të angazhohemi fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse duke u rreshtuar krah nesh, ju qytetarë të dashur po rreshtoheni krah një zëri edhe më të fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të kombit tonë.