Alaves-Real Madrid, formacionet e mundshme

Alaves-Real Madrid, formacionet e mundshme

Alaves do të mirëpres në Estadio Mendizorrotza, Los Blancos për ndeshjen e sotme e cila fillon nga ora 21:00.

Pas dy rezultateve negative, Real Madrid do të mundohet të kthehet në fitore pikërisht sonte në duelin me Alavesin.

Fillimisht humbja ndaj Athletic Bilbaos në gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës, e më pas edhe eliminimi nga Copa del Rey ka ndikuar që presioni te Real Madrid të rritet.

Alaves në anën tjetër, po luftojnë që të qëndrojnë në La Liga, duke u renditur kështu një pozitë më lartë sesa zona e rrezikshme me 19 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjeve.

Galaktikët në këtë ndeshje do të jenë pa kapitenin e tyre, Sergio Ramos, ndërsa lojtarët e tjerë që do të mungojnë janë: Dani Carvajal, Rodrygo, Nacho dhe Fede Valverde.

Gjithashtu, edhe trajneri Zinedine Zidane nuk do të jetë i pranishëm në stolin e Real Madrid për arsye se është infektuar me COVID-19, transmeton lajmi.

Alaves: Pacheco; Navarro, Laguardia, Lejeune, Duarte; Mendez, Battaglia, Pina, Rioja; Joselu, Perez

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Varane, Militao, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard