Vetëvendosje paraqet ankesë në PZAP para mbylljes së afatit

Vetëvendosje paraqet ankesë në PZAP para mbylljes së afatit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

VV thotë se pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e VV-së.