Vjosa Osmani ia ka humbur integritetin Zyrës së Presidentit

Vjosa Osmani ia ka humbur integritetin Zyrës së Presidentit

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka komentuar deklaratën e sotme të Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se sikur të kishte integritet, Vjosa Osmani do ta mbronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo tutorin e saj si politikan, duke aluduar në Albin Kurtin, shkruan lajmi.net.

“Sikur ta dinte se çfarë është integriteti, ajo nuk do të përfshihej fare si U.D. Presidente në punët e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse është konflikt i hapur i interesit, meqë është pjesë e listës së pacertifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Behramaj.

Behramaj ka thënë se Osmani ia ka humbur integritetin edhe zyrës së presidentit.

Postimi i plotë:

Sikur të kishte integritet Vjosa Osmani, ajo do ta mbronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucion dhe jo tutorin e saj si politikan. Sikur ta dinte se çfarë është integriteti, ajo nuk do të përfshihej fare si U.D. Presidente në punët e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse është konflikt i hapur i interesit, meqë është pjesë e listës së pacertifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje. Sidoqoftë, meqë ajo nuk ka as integritet dhe as guxim ta refuzojë tutorin e saj, si U.D. Presidente në atë adresim do të duhej t’i inkurajonte subjektet politike që t’i ndjekin rrugët institucionale dhe jo ta kërcënonte me shkarkim bartësen e një institucioni të pavarur.

Përderisa nuk ka integritet, ajo jo vetëm që nuk mund t’ua ruajë integritetin institucioneve të pavarura, por ia ka humbur integritetin edhe Zyrës së Presidentit!.