Reajneri Dede braktis skuadrën e Tiranës para ndeshjes me Laçin

Reajneri Dede braktis skuadrën e Tiranës para ndeshjes me Laçin

Nevil Dede braktis Tiranën 15 minuta para startit të sfidës ndaj Laçit.

Menjëherë sapo u mësuan formacionet zyrtare, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin  Dede, në zyrën e numrit 1 të bardhebluve.

Pas takimit, Dede ka vendosur të largohet, së bashku me ndihmësin e tij Uku, transmeton Panorama.

Tirana në sfidën ndaj Laçit, është drejtuar nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.