Implementimi i protokollit evropian të trajtimit të COVID-19
BKT
Lajme

Implementimi i protokollit evropian të trajtimit të COVID-19

Viti që lam pas, ishte një vit që goditi jo vetëm trupin e njeriut por edhe dijen e tij, sepse nuk ishim të përgatitur se çfarë sihte ky lloj infeksioni, nuk dinim për protokollet e medikamenteve që duhet t’i jepnim.

Kështu delkaroi Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Më tej ajo foli për aktivitetin e Federatës së mjekëve shqiptarë për organizime, takime  për t'u njoftuar për protokollet e duhura në lidhje me medikamentet e duhura ndaj këtij virusi dhe në fund të vitit ne u takuam dhe unifikuam këto protokolle, sepse ka pasur gjatë gjithë kohës ide të ndryshme për llojin e medikamenteve për ta luftuar koronavirusin.

“Ndaj tani kemi sjellë një protokoll të përditësuar, ku bëhet e ditur tratjimet më të reja ndaj virusit në fjalë” shtoi ajo.

Ndërkaq lidhur me gjendjen e tanishme në Gjermani, Dollenberg theksoi se që në fillim të janarit të këtij viti Gjermania paralajmëroi pë një gjendje të rëndë të shkaktuar nga COVID-19.

Ajo pasqyroi gjendjen tejet të rëndë në Gjermani në spitale, në urgjenca.

“Edhe pse në karantinë, shifrat e infeksionit vazhdojnë të mbeten të larta, që është shqetësuese”, sqaroi ajo.

Dollenberg shfaqi dyshimin se nëse vazhdon një trend i tillë, mbyllja në Gjermani do të vazhdojë të jetë deri në pranverë.

Ndërsa lidhur me virusin mutant i shfaqur në Angli, Brazil e tutje, Dollenberg shtoi se ai virus nuk po paraqet ndërlikime në aspektin e trajtimit në medikamente, ndonëse duket më aktiv në përhapje, por ngelet një variant i këtij lloji.

“Por sa i përket vaksinimit të popullatës kundër virusit COVID-19, ne jemi të preokupuar se si po vijojnë punët në vendin tonë, ngase ne po përcjellim interesimin e BE-së në përhapjen e dozave të kësaj vaksine, që, megjithëse kanë deklaruar se do të shpërndahen në proporcion edhe në vendet tjera jashtë BE-së, megjithatë po vërehet një ngadalësim në shpırndarjen e tyre, prandaj ne, si Federatë po përcjellim aktivitetin e BE-së në këtë drejtim që vendet tona të mos mbesin pa vaksina.

Fundja shpërndarja e vaksinave përbën shqetësim gjithandej evropës, spese po ngadalësohet”, deklaroi ajo./RTKLive

 


MË SHUME NGA Lajme