PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi
BKT
Lajme

PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë panel, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.
Ndaj këtij vendimi, Vetëvendosje mund të ankohet në Gjykatën Supreme, raporton Epoka e re.


MË SHUME NGA Lajme