11:13 / 27.01.2021
Trendi më i “nxehtë” i sezonit: Pantallonat që zëvendësojnë xhinset
Të frymëzuara nga vitet ’90, pantallonat Slouchy kthehen sërish në modë si pjesa që do të monopolizojë interesin tonë stilistik në muajt që vijnë. Rehatia dhe silueta e tyre e gjerë i bën ato ideale për çdo orë të ditës, me një xhaketë zyre siç pamë në Lous Vuitton ose dantella siç sugjeron Balenciaga.
Në stilin e rrugës, vija e hollë në pantallona i konfirmon si përfaqësuesit më të fortë të sezonit, kryesisht me ngjyra të gjalla, të ndritshme dhe tekstura origjinale që binin në sy. Kombinimi është i thjeshtë por frymëzues, me këmisha dhe sweatshirt duke i dhënë ekuilibër pamjes.
































