Tottenham përballet me krizë lëndimesh para ndeshjes kundër Liverpool
BKT
Sport

Tottenham përballet me krizë lëndimesh para ndeshjes kundër Liverpool

Mirror raporton se mbrojtësi Sergio Reguilon pësoi një lëndim të muskujve në seancën stërvitore dhe gjithashtu edhe Ben Davies e Matt Doherty janë në dyshim për këtë ndeshje.

Tottenham dhe Liverpool do të përballën ndaj njëra tjetrës sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Premierligës.

Menaxheri i Spurs detyrohet që të gjejë një zgjidhje të shpejt në mbrojtje pasi që një nga mbrojtësit kryesor ka pësuar dëmtim.

Me një fitore eventuale, Tottenham do të ngritej në pozitën e katërt.

Mourinho pak para kësaj ndeshje tregoi rëndësinë e madhe që Virgil van Dijk ka në skuadrën e Jurgen Klopp dhe e sheh një avantazh mungesën e tij.