39 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë
BKT
Lajme

39 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.

Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar edhe 39 aksidente në trafik.

7 nga aksidentet kanë qenë me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kësisoj ajo ka shqiptuar 1 mijë e 106 gjoba.

Vit pas viti mijëra aksidente në trafik shkaktohen në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.

Shkaktarë të aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit


MË SHUME NGA Lajme