Personelit shëndetësorë të vdekur gjatë pandemisë i dedikohet pullë postare
BKT
Lajme

Personelit shëndetësorë të vdekur gjatë pandemisë i dedikohet pullë postare

Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19.

Në nderim të tyre, është bërë prezantimi i pullës postare.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit.

Gjithashtu mirënjohje u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme