Napoli bën goditjen e parë në merkato, akordin me Zaccagnin
BKT
Sport

Napoli bën goditjen e parë në merkato, akordin me Zaccagnin

Napoli bën goditjen e parë në merkato, klubi i kaltër ka siguruar shërbimet e Mattia Zaccagni të Veronës. I kanë mjaftuar një gol dhe asist mesfushorit 25-vjeçar italian që të bindë Gennaro Gattuson, t’a blejë përfundimisht nga klubi nga Verona.

Klubi ka për synim t’a lërë në huazim 6-mujor tek Verona si Rrahmanin vitin e kaluar, transmeton Panorama. 

Shifrat e operacionit thuhet se janë 10 milionë euro.

Zaccagni është aktivizuar në total në 20 sfida këtë sezon ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.