23:17 / 28.01.2021
Napoli fiton ndaj Spezia, kalon në gjysmëfinale të Kupës
Napoli është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kjo pasi klubi i drejtuar nga Gattuso ka fituar kundër Spezias me rezultat 4-2.
Napoli e gjeti golin që në të 5-tën me Koulibaly, ndërsa pastaj shënuan edhe Lozano, Politano e Elmas.
Golat për Spezian u realizuan nga Gyasin dhe Acamporan.























