11:59 / 29.01.2021
Abrashi: LDK-ja po shënon ngritje, do të udhëheqim sërish me Qeverinë
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka thënë se partia të cilës i takon është duke shënuar ngritje.
Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka shkruar se për më pak se dy javë LDK ka shënuar ngritje prej 2.9%
“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %”, ka shkruar Abrashi.
Ai më tej është shprehur i bindur se LDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do të udhëheq sërish me Qeverinë.
“Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, shkruan Abrashi























