21:44 / 29.01.2021
Pacolli: Kosovës do t’i mungoj fakti që s’kam qenë kryeministër
“Unë asnjëherë nuk e kam pas mundësinë me udhëheq me Qeverinë dhe kjo do t’i mungoj Kosovës”, tha Pacolli.
Behgjet Pacolli në Kallxo Pernime derisa ishte duke folur për kohën kur kishte negociuar me Ramush Haradinajn dhe i kishte marrë 4 ministri me vetëm 3 deputetë, tha se Kosovës do t’i mungoj fakti që ai asnjëherë nuk ka qenë kryeministër.
“Unë asnjëherë nuk e kam pas mundësinë me udhëheq me Qeverinë dhe kjo do t’i mungoj Kosovës”, tha Pacolli.
“Po të kishte qenë Behgjet Pacolli kryeministër i Kosovës, sot GDP e kosovarëve do të ishte 8 mijë dollarë për kokë banori”, tha Pacolli.
Momentalisht, sipas të dhënave zyrtare, GDP momentalisht është 6 mijë e 961 euro për kokë banori.























