Premier Liga angleze sot ka shënuar këtë statistikë shumë interesante
BKT
Sport

Premier Liga angleze sot ka shënuar këtë statistikë shumë interesante

Njëri nga kampionatet më tërheqëse të futbollit në botë, Premier Liga angleze sot ka shënuar një statistikë shumë interesante derisa po zhvillohet edicioni i saj garues 2020/21.

Derisa sot po rrjedh xhiroja e 20-të e saj dhe po zhvillohen gjashtë ndeshje, dy prej tyre kanë përfunduar tashmë më rezultat minimal 1-0.

Crystal Palace e ka mposhtur Watfordin dhe Manchester City ka triumfuar po me këtë rezultat kundër Sheffield United.

Tani, pas këtyre dy fitoreve ka shkuar në 2000 numri i ndeshjeve që janë mbyllur me këtë rezultat në të gjithë historinë e kampionatit anglez.

Nëse shohim historinë e disa prej klubeve më të mëdha në Premier Ligë, statistikat tregojnë se Chelsea ka shënuar 131 fitore me rezultat 1-0, pastaj Manchester United 130, Arsenali 114, Evertoni 105 dhe Tottenhami 102 fitore me po këtë rezultat.