20:02 / 30.01.2021
Juventusi nuk i lë rehat Interin e Milanin, mposht Samdorian
Me golat nga Federico Chiesa në minutën e 20’ dhe Aaron Ramsey në minutën e 90’, Juventusi ka arkëtuar tre pikë të reja në kuadër të xhiros së 20-të në Serie-A.
Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo zhvilloi një lojë bindëse dhe shumë të kujdesshme për të regjistruar kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat pas humbjes nga Interi me rezultat 2-0.
Kur tashmë janë zhvilluar 20 ndeshje në Serie-A, Juventusi pozicionohet në vendin e katër me 36 pikë, 10 më pak se Milanin në vendin e parë, por që “Zonja e Vjetër” ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Napolit.























