11:09 / 31.01.2021
El Shaarawy rikthehet te Roma
Tashmë është zyrtare, El Shaarawyn është futbollisti më i ri i skuadrës së Romës.
28 vjeçari sot ka kryer me sukses testet mjekësore te Roma dhe nga sot ai do të vesh fanellën e gjigantit italian, transmeton IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra romake, ku edhe ka postuar fotografi gjatë përfundimit të testeve mjekësore.























