Khedira kalon te Hertha Berlin
BKT
Sport

Khedira kalon te Hertha Berlin

Sami Khedira nuk është më pjesë e Juventus, me mesfushorin që ditën e sotme ka shkuar në Gjermani teksa pritet të kalojë vizitat mjekësore te Hertha Berlin. Aventura e Khediras në këto dy sezonet e fundit me bardhezinjtë ishte shumë zhgënjyese duke qenë se dëmtimet nuk e lejuan të shprehehj në fushë.

Ndërkaq, edhe pse në pjesën e parë të këtij sezoni ka qenë i rikuperuar dhe duke marrë ngarkesë fizike, mesfushori nuk ka qenë pjesë e planeve të Andrea Pirlos dhe në këtë formë ka zgjedhur një ekip të ri, ku të nisë dhe të fitojë sërish minuta në fushë, transmeton "Vip Sport".

Me Hertha Berlin Khedira ka firmosur një kontratë deri në qershorin e vitit 2023, e cila në fakt do të jetë e lidhur me numrin e prezencave. Kështu, Khedira do të japë kontributin e tij te Hertha në mënyrë që klubi të vazhdojë të qëndrojë në elitë, pasi në këtë sezon rrezikon.