Celina marrëveshje me Partizanin e Tiranës
BKT
Sport

Celina marrëveshje me Partizanin e Tiranës

Futbollisti i Kosova U21, Loti Celina do të jetë pjesë e klubit Partizani nga Tirana. 

Partizani ka njoftuar për marrëveshjen e arritur, që e mbanë Celinën të lidhur me klubin për dy vite e gjysmë. 

Njoftimi i klubit:

ZYRTARE

LOTI CELINA DHE GERI SELITA FIRMAT E RADHËS

Klubi njofton arritjen e marrëveshjeve me Loti Celina dhe Geri Selita. Dy lojtarët kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysëm.

Loti Celina 20 vjeç kontigjent i përfaqësueses së Kosovës U21 është aktivizuar në radhët e ekipeve Swansea City U23 dhe Stromsgodset.

Geri Selita 19 vjeç së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Tondela në Portugali.